Krasniqi: Mustafa po pret si gjeli në një këmbë…

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 18:55 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, i cili sipas mediave ka deklaruar sot të në Podujevë se nëse demarkacioni me Malin e Zi do të procedohet në Kuvend nëse opozita nuk do dialog.

Krasniqi për këtë thotë se kryeministri Mustafa është duke pritur si gjeli në një këmbë, për të humbë territorin e sovranitetin shtetëror.

“Veç t’i thuhet: Dërgoje, çka po pret, pasi Hashimi te ka ricikluar në pushtet?!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme