Krasniqi në 34-vjetorin e LDK-së: Me krenari kujtojmë kontributin e secilit që ka ndjekur vizionin e ish-presidentit Rugova

Prishtinë | 23 Dhj 2023 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 34-vjetorin e themelimit të LDK-së.
Në këtë përvjetor, Krasniqi ka thënë se duhet kujtuar kontributi i secilit që ka “shërbyer si udhërrëfyes i vizionit euro-atlantik dhe vlerave demokratike, nisur nga Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova”.

“Sot, kur po e shënojmë 34-vjetorin e themelimit të LDK-së, me krenari të madhe kujtojmë dhe nderojmë kontributin e secilit që ka shërbyer si udhërrëfyes i vizionit euro-atlantik dhe vlerave demokratike, nisur nga Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova dhe të gjithë ata që janë angazhuar për lirinë dhe emancipimin politik të Kosovës si shtet i përjetëshëm. Veprimtarë, anëtarë dhe aktivistë: Urime 34 vjetori i një rrugëtimi frymëzues!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme