Krasniqi: Në mars pritet të funksionalizohet Spitali i ri i Pediatrisë, kemi larguar listat e pritjes në shumë klinika

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 08:25 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se ka kohë që në disa Klinika i kanë larguar listat e pritjes për pacientë, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi për Ekonomia Online ka thënë se lista të pritjes ka në Kirurgji Vaskulare dhe në Ortopedi, për të cilat thotë se pandemia i ka rënduar më shumë.

Ndërsa për Spitalin e ri të Pediatrisë i cili u përurua më 13 shtator të vitit të kaluar, Krasniqi ka thënë se kanë mbetur të kryhen disa punë të karakterit administrativ dhe të pranimit të objektit.

“Disa nga klinikat që kemi arritur t’i zvogëlojmë në minimum kohën e pritjes janë klinika e oftalmologjisë për disa  shërbime të caktuara, klinika e Kirurgjisë Pediatrike, Kirurgjia Abdominale kështu me radhë. Listat më të gjata tani për tani i kemi në kirurgji vaskulare dhe në ortopedi të cilat jemi duke i adresuar. Mos të harrojmë qe ka lista të pritjes të klinika të caktuara nga viti 2017-2018, edhe pandemia e ka rënduar këtë gjendje, megjithatë ne kemi arritur që gjatë gjithë vitit 2021 përjashtuar tri javët e para të shtatorit kemi arritur që shërbimet t’i mbajmë të plota, shpresojmë që edhe viti 2022 të jetë më i lehtë nga ana e pandemisë që të mund të trahtojmë edhe këto lista të pritjes në mënyrë intensive”, u shpreh Krasniqi.

“Ministria e Shëndetësisë ka ngritur disa komisione profesionale për të përfunduar këto punë, dhe disa investime pajisje të teknologjisë së IT brenda hapësirave dhe planet janë që të funksionalizohet gjatë muajit mars. Jemi duke bërë përgatitje intensive për këtë, kemi hartuar planin e transferimit të shërbimeve që do të kalojnë në spitalin e ri pedriatik dhe po shpresojmë që gjithçka të shkojë sipas planit”, ka thënë ai.

Të ngjashme