Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetarja Vlora Çitaku dhe sekretari Bajrush Xhamajli, ka vizituar sot Komunën e Vitisë, për të takuar strukturat e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilat diskutuam për zhvillimet aktuale në vend
Ai tha se Qeveria e Kosovës po i trajton me standarde të dyfishta komunat e Republikës
Postimi i plotë:
Sot ishim në Viti, për të takuar strukturat e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilat diskutuam për zhvillimet aktuale në vend.
Bashkë folëm për sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Vitisë, nevojat dhe kërkesat e tyre, por edhe për qeverisjen qendrore, e cila ka lënë pas dore Komunën e Vitisë.
Fatkeqësisht, të udhëhequr nga një mentalitet prej militanti idhnak, Qeveria e Kosovës po i trajton me standarde të dyfishta komunat e Republikës tonë.
Në këtë krizë të madhe ekonomike, ku çdo ditë çmimet e produkteve ushqimore, të derivateve dhe të energjisë po rriten, Qeveria akoma nuk ka dalë me një pako të qëndrueshme dhe domethënëse për të gjithë qytetarët tanë.
Bujqit dhe fermerët e Vitisë, ashtu sikur ndërmarrësit dhe punëtorët e sektorit publik e privat, kanë nevojë për më shumë vëmendje dhe mbështetje.
Si parti lidere e opozitës, Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet parreshtur për të shtyrë përpara politikat dhe kauzat, në të mirë të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Vitisë.