Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë tha se koalicionin qeverisës nuk është i sigurt që i ka votat e nevojshme për ta votuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Krasniqi tha se kanë pranuar materialin e nevojshëm dhe se kur marrëveshja të vjen në Kuvend atëherë edhe do të procedohet për seancë plenare, raporton Ekonomia Online.
“Na se kemi pranuar materialin për demarkacion momentin që vjen në kuvend atëherë duhet të procedohet, nuk jam i sigurt nëse i kemi votat”.
Krasniqi ka folur edhe për pakënaqësinë e VV e LDK-së që Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim të udhëhiqet nga PDK.
Ai tha se përcaktimi është bërë në mënyrë demokratike ngase përpërja r komisionit u votua me konsensus të plotë.
“Për dallim prej çdo kryetari i takon me kompetenca kushtetuese në këtë mandat jepet një formulë e respektimi të opozitës duke i përfshirë ata në këto delegacione. Sot u votua përbërja me konsensus të plotë dhe më mbështetjen e grupeve parlamente udhëheqja të behet nga zyrtare të PDK-së”.
“…ju kemi dhënë hapësirë 3 përfaqësues nga LDK, VV dhe PDK, sipas praktikës deri tash kryetari i kuvendit ka pas mundësi me marr vendim po për herë të parë marrin pjesë opozita”.