Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e KQZ-së, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se opozita sot po flet me zell duke iu referuar një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që vite më parë e kanë quajtur të padrejtë.
“Jam i gëzuar që sot po dëgjojmë një zell të jashtëzakonshëm të opozitës duke iu referu një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që vite më parë e kanë quajtur të padrejtë dhe kjo seancë që është thirr dhe ajo që po dëgjojmë nga opozita po thonë se duhet vepruar sipas atij aktgjykimi dhe pas 5 vitet tani qenka i drejtë dhe mirë që po e pranojnë Gjykatën Kushtetuese sot”, tha Krasniqi.