Krasniqi: Pas 9 shkurtit me Lumirin kryeministër ky buxhet do të rishikohet

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi që u votua buxheti i vitit 2025.

Ajo në një postim në ‘Facebook’, ka thënë se kjo është një vit pa buxhet, pa vision të qartë për Kosovën, sipas saj, një buxhet i stagnimit e regresit ekonomik, përcjell Ekonomia Online.

Ajo tha se në vitin 2025, Kryeministri Kurti e partia e tij LVV, po synojnë ta mbajnë popullin me ‘lëmosha’ e jo me zhvillim e punësim.

Tutje, Krasniqi shtoi që sipas saj për herë të parë nuk janë marrë parasysh amandamentet e opozitës në buxhet. Këtë e cilësoi si një veprim tërësisht jodedmokratik dhe diskriminues.

Krasniqi në fund tha se pas 9 shkurtit me rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverisje dhe me Lumir Abdixhikun si Kryeministër ky buxhet do të rishikohet.

Postimi i plotë i saj:

Të ngjashme