Krasniqi për dëshminë e Clark: Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë, sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë

Prishtinë | 17 Nën 2025 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar gjeneralin Wesley Clark që po jep dëshminë pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Krasniqi tha se dje ishte të mbrojtje të popullit të Kosovës e sot në mbrojtje të çlirimtarëve të saj që po mbahen në Hagë.

Postimi i plotë:

Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë.

Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij.

Sepse në skenën e madhe të historisë sonë, ai shfaqet gjithmonë i njëjtë:

besnik, i vendosur, i drejtë.

Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën.

Ai nuk ndryshon.

Sepse parimet nuk ndryshojnë.

Historia e njeh.

Ne e nderojmë.

Faleminderit, Gjeneral Clark!

Të ngjashme