Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi duke folur për kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër nga ana e LDK-së ka thënë se Hoti është një “kopje” e Isa Mustafës.
“Në kuptimin personal, ne kemi raporte korrekte por nëse më pyetni se cili është dallimi me Isa Mustafën atëherë mund të themi një fjali të urtë popullore “Ali Hoxha ose Hoxhë Alia, ai është kopje e Isa Mustafës”.
“Nëse qytetarët duan të votojnë për ngecje, atëherë e votojnë sërish Avdullah Hotin, nuk është ndryshim, po flasim për njeriun më të afërt dhe asistentin e Mustafës”.
“Elektorati i LDK-së ndoshta ka pritur një figurë tjetër, por qytetarët a duan të votojnë sërish për Isa Mustafën në figurën e Avdullah Hotit apo duan të votojnë për Fillimin e Ri?”.
Krasniqi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë poashtu se Veseli dhe Thaçi që njëri është lider aktual i PDK-së e tjetri ish-lider kanë dallime, por kanë të përbashkët vendosmërinë për të çuar procese përpara.
“Thaçi dhe Veseli ngjashëm kanë lidershipin dhe vendosmërinë për të shtyrë proceset përpara, ne s’mundemi që ‘i zvarritim proceset dhe të kemi stagnim në çështjet që janë kruciale”.
“Veseli do të sjellë Fillim të ri me vendosshmëri për të vënë interesin e qytetarëve në rend të parë”.
Nënkryetari i PDK-së ka folur edhe për bashkëqeverisjen me LDK-në duke thënë se LDK mund të bënte më shumë, duke iu referuar postit të kryeministrit.
“Në asnjë rrethanë, asgjë në politikë është bardh e zi, në kup;timin e relacionit tonë me LDK-në, fuqia dhe vendimmarrja është në duart e kryeministrit, ka shumë projekte që mund të kryheshin më herët”.
“Nuk është bërë mjaftueshëm dhe sa ka qenë e mundshme. Koha e dy viteve të kaluara ka mundur të ofrojë shumë më shumë”.