Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në facebook për presidentin Ibrahim Rugova ka thënë se ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.
“Urtësia dhe përkushtimi i tij për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë”.
“Me rastin e 16 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish Presidentit Rugova, ne sot nderojmë jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur”.