Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka thënë se Po shikohet mundësia ligjore që të ndalohet përmbajtja e vajit të palmës në produktet e qumështit.
Këto komente ai i bëri pas takimit me përfaqësuesit e shoqatës së përpunuesve të qumështit dhe disa fermerë.
Postimi i plotë:
Prita sot në një takim përfaqësuesit e shoqatës së përpunuesve të qumështit dhe disa fermerë.
Bashkë me ta diskutuam për vështirësitë me të cilat po përballet këta sektorë.
Sipas tyre, problem mbetet përdorimi i pakontrolluar i vajit të palmës dhe situata me pandemi e që ka rezultuar me humbje të mëdha në treg.
Si ministër u zotova së do të angazhohem fuqishëm që ky sektor dhe gjithë bizneset e prekura nga situata me pandeminë COVID-19 do të mbështeten nga Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike.
Sa i përket vajit të palmës mbetet të shikohen mundësitë dhe baza ligjore që të ndalohet krejtësisht përmbajtja në produkte të qumështit.
Një vendim i tillë mund të bëhet pas një analize të thellë bashkë me AVUK-un dhe Ministrinë e Bujqësisë.