Me propozim të deputetit Memli Krasniqi rendi i ditës u ndyshua me pikë shtesë të formimit të komisionit ad hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, i cili komision nuk u miratua, raporton Ekonomia Online.
Ai propozoi këtë komision, por nuk mori mbështetjen e deputetëve.
“Komisioni ad hoc do shqyrtojë rekomandimet që të forcojë dhe përmirësoj procesin zgjedhor.
“Përbërja komisionit: Avdullah Hoti, kryesues Memli Krasniqi zv. kryesues i parë, Albert Kinolli zv. kryesues i dytë. Anëtarët: Glauk Konjufca, Dardan Sejdiu, Ahmet Isufi, Sasha Gjokiq, Bilall Sherifi”
Ndërsa shtoi se edhe LDK-ja dhe VV-ja do propozojnë nga një anëtar.
Ndërkaq u propozuan edhe përfaqësueset Blerta Deliu Kodra nga PDK, Albulena Haxhiu nga VV dhe Arben Gashi nga LDK.