Krasniqi: Qeveria i hapi në verë dasmat e ahengjet, për të na i mbyllur në vjeshtë shkollat e çerdhet

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 10:40 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e parë vjeshtore të Kuvendit të Kosovës sëriah ka ftuar kryeminiatrin Albin Kurti dhe udhëheqësit e opozitës që të bëhen në një front të përbashkët për menaxhimin e pandemisë e cila po vazhdon të marrë jetën e qindra kosovarëve gjatë një jave.

Lideri i opozitës tha se kryeministri Kurti nuk iu përgjigj fare në letrën e dërguar javë më parë përmes së cilës i ka ofruar bashkëpunim në menaxhimin e tragjedisë me pandeminë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se përballë këtij refuzimi e mos reflektimi në këto rrethana, gjërave duhet t’iu vëmë emrin e tyre përkatës.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Meqenëse është seanca e parë e sesionit vjeshtor të Kuvendit, që në fillim dëshiroj t’ju uroj punë të mbarë të gjithëve, në agjendën që kemi para vetës si deputetë. Por, meqë është seanca e parë pas një periudhe pushimi që ishte periudhe tragjike për jetën e qindra qytetarëve tanë në ballafaqim me pandeminë, për çka ju shpreh ngushellime të gjitha familjeve që humbën më të dashurit e tyre, nuk mund ta lë pa e thënë se për punë të mbara, nuk mjaftojnë uratat, as fjalët dhe as dëshirat.

Për punë të mbara, kërkohet reflektim, angazhim dhe ballafaqim me përgjegjësitë që kemi gjithsecili prej nesh. Reflektim, angazhim e përgjegjësi, pikërisht këto anë, që nuk i kemi parë t’i ushtrojë kjo qeveri gjatë kësaj periudhe. Çdo qeveri e përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme, një ballafaqim të tillë me rrethanat pandemike në të cilat gjendemi sot, do të duhej ta kishte shtruar në një rrafsh social e kombëtar, e kurrsesi jo në atë politik. Në një rrafsh të bashkëpunimit, e jo të refuzimit. Sepse pasojat tragjike dhe rrethanat e rënduara për qytetarët nga pandemia, nuk janë çështje politike. Janë çështje publike dhe emergjente.

Pushteti mund t’i takojë dikujt në një kohë të caktuar, por publikja na takon të gjithëve në çdo kohë, prandaj edhe kemi përgjegjësi për të, e rreth saj. Pikërisht për shkak të kësaj përgjegjësie ndaj gjendjes së rëndë që kishim gjatë dy muajve të fundit, unë ju drejtova me një letër kryeministrit Kurti, për t’i ofruar bashkëpunimin tim dhe të PDK-së, madje duke ftuar edhe partitë tjera opozitare, që të ulemi së bashku e të gjejmë mundësi dhe alternativë, për një përgjigje shumë më efikase ndaj rrethanave të rënduara.

Megjithëse isha në fille të drejtimit të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk doja të ndiqja shembullin që e ka vendosur vetë z. Kurti, duke krijuar ndasi politike për shkak të qëndrimeve partiake edhe për tema të rëndësisë nacionale, sepse një model të tillë e kemi parë dhe e kanë parë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Një model i tillë, prodhon kriza, por nuk zgjidhë kurrfarë krize. Prandaj përballë kësaj nevoje emergjente, unë pashë në drejtim të Kosovës, e jo vetëm në drejtim të partisë që e drejtoj.

Të ngjashme