Krasniqi: Qeveria Kurti ‘virusi’ që po e rrezikon shëndetësinë

| 08 Dhj 2023 | 13:10 | Nga

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas largimit të katër zyrtarëve shëndetësorë nga Spitali i Mitrovicës, sipas saj, ata janë larguar me detyrim nga pozitat e tyre dhe se këtë largim ajo e ka konsideruar si alarm për sistemin shëndetësor.

Ajo ka shkruar se ajo që po ndodh tani në sistemin shëndetësor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe sipas saj, pasojat do të jenë fatale për vendin.

“Qeveria Kurti ‘virusi’ që po e rrezikon shëndetësinë!
Largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës është alarm i për sistemin shëndetësor, i cili çdo ditë e më tutje po ballafaqohet me ikje të mjekëve, si pasojë e kushteve dhe hapësirës së cunguar në përmbushjen e detyrave të tyre, gjë për të cilën fajet i ka politika e cila duhet të mbaj duart larg nga shëndetësia. Ajo që po ndodh tani në sistemin shëndetësor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe pasojat, fatkeqësisht do të jenë fatale për vendin”, ka shkruar ajo në facebook.

Të ngjashme