Seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet rezoluta e Partisë Socialdemokrate për ekipin negociues me Serbinë, do të fillojë sot prej orës 14:00, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar se seanca do të mbahet në orën 14:00.
Ai tha se PDK-ja e ka mbështetur këtë rezolutë.
Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e Vetëvendosje kundërshtojnë rezolutën e PSD-së, sipas së cilës ekipit negociues duhet t’i bashkohet opozita dhe Shpend Ahmeti të bëhet bashkëkryesues.
“Deputetët do vijnë sot në seancë t’i japin mbështetje këtij procesi, që institucionet shtetërore ta marrin rolin që u takon për të përmbushur obligimet tona kushtetuese dhe për të përmbushur synimet tona për dialogun”.
“Konsiderojmë se është e rëndësishme të arrijmë konsensus për të shkuar përpara në këtë proces. Nuk është proces i përfunduar sepse një pjesë e opozitës refuzon të marrë përgjegjësi. Kur sot kemi një rezolutë të përbashkët duket se do të ikin nga përgjegjësia”.
Nërsa, për deklarimet e Avdullah Hotit, u shpreh se qëndrimet e LDK ndërrojnë vazhdimisht.
“Qëndrimet e LDK-së ndërrojnë më shumë sesa moti. Realisht nuk kanë qëndrim të qartë për asgjë veçanërisht për këtë proces. Shpresoj që në një moment do të bëhen pjesë e këtij procesi sepse cfarëdo marrëcveshje ndërkombëtare duhet të kete edhe ratifikimin e 2/3 të Kuvendit”.