Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sëmundja gungore e gjedhëve nuk paraqet rrezik të mëtutjeshëm, pasi që sipas tij tashmë situata është nën kontroll.
Ai ka bërë të ditur se qeveria ka marr vendimin që t’i kompensojë të gjithë fermerët të cilët kanë pësuar nga kjo sëmundje, raporton Ekonomia Online.
“Ne kemi reaguar menjëherë dhe tash ka përfunduar vaksinimi i gjedheve. Kjo sëmundje nuk paraqet rrezik tek njerëzit pasi që nuk është bartëse. Të gjitha ato gjedhe që kanë pasur këtë sëmundje janë gropuar dhe nuk kanë qenë të qasshme në treg. Ne si qeveri kemi marrë vendim që t’i kompensojmë fermerët e dëmtuar”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi këto komente i bëri gjatë takimi me ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Christian Schmidt
I pyetur për sigurinë e produkteve të importuara nga jashtë, Krasniqi siguroi se të gjitha këto produkte i nënshtrohen kontrollit dhe janë të sigurta dhe cilësore.