Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi kanë vizituar disa fabrika në Prizren.
Dy zyrtarët qeveritarë janë ndarë të kënaqur se si po funksionojnë këto biznese, pavarësisht situatës pandemike në vend. Ministri Krasniqi ka shkruan në “Facebook”, se në të gjitha këto takime përfaqësuesit e këtyre bizneseve i ka njoftuar për masat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës ne planin për rimëkëmbje ekonomike.
“Me këtë plan rreth 70% e bizneseve do të përfitojnë mbështetje e cila konsiderohet se do tu ndihmojë që bizneset të vazhdojnë funksionimin. Bizneset shprehen edhe brengat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen. Shpreha gatishmërinë dhe vullnetin që kërkesat e tyre të trajtohen me përkushtim”, ka shkruar ndër të tjera ai në “Facebook”.

Postimi i plotë i Krasniqit:
Kisha kënaqësinë që së bashku me zv/kryeministren e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj-Halimi dhe ekipin tim t’i vizitoja disa biznese prodhues në Prizren të cilat pavarësisht situatës së vështire më pandeminë COVID-19 janë duke funksionuar.
Kishte edhe prej tyre që kanë arritur ta ruajnë stabilitetin pa shkurtuar numrin e punëtorëve dhe pa pasur nevojë ta ndërpresin prodhimin duke eksportuar shumicën e prodhimit jashtë vendit.
Në të gjitha këto takime përfaqësuesit e këtyre bizneseve i njoftova për masat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës ne planin për rimëkëmbje ekonomike. Me këtë plan rreth 70% e bizneseve do të përfitojnë mbështetje e cila konsiderohet se do tu ndihmojë që bizneset të vazhdojnë funksionimin.
Bizneset shprehen edhe brengat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen. Shpreha gatishmërinë dhe vullnetin që kërkesat e tyre të trajtohen me përkushtim.