Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se deputetë nuk janë të obliguar të votojnë pro propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeparlamentarit, raporton Ekonomia Online.
“E patë se u përsërit situate e njëjtë, atë që e kemi thënë që disa ditë e javë, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën parlamentare dhe kjo është arsyeja e bllokadës që ka ndodhur deri sot”.
“Ne shpresojmë që kjo bllokadë të mos vazhdojë sepse e vërteta është që propozimi i takon grupit paraamentar me numrin më të madh të deputetëve, por nuk është obligative që deputetët ta votojnë”, tha Krasniqi.
“Shpresoj që ata do të mendojnë, do të provojnë të kenë ndonjë kandidat/e tjetër që mund të ketë mbështetje më të madhe”, ka thënë Krasniqi.
Ai e tha këtë pasi Glauk Konjufca i VV-së u bëri thirrje të gjithë deputetëve të përkrahin propozimin për herë të dytë të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare pasi tha se kjo e drejtë i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve.