Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, i ka komentuar sondazhet e realizuara në Kosovë për zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit.
Krasniqi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se të gjitha këtyre sondazheve po iu mungon metodologjia e punës.
Tutje, ai ka thënë se sondazhet çdoherë kanë pasur tendencë të mos-saktësisë së rezultateve përgjatë këtyre viteve.
“Në secilin sondazh, mungon metodologjia. Prej 2004’ës, të gjithë ia kanë huq sondazheve”, deklaroi ndër të tjera ai.