Krasniqi: Sot do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme e me themeluesit e UÇK-së

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka quajtur të veçantë ditën e sotme që pritet të mbahet marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Marshi i cili pritet të nisë nga ora 14:00, sipas Krasniqit do t’i tregojë botës se sa “krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së”.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme. Bashkë me ju dhe me mijëra qytetarë nga gjithë Kosova e viset shqiptare, do t’i tregojmë botës se sa krenarë jemi me historinë tonë të lavdishme dhe me themeluesit e drejtuesit e UÇK-së. Në ora 14:00, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme