Haxhi Krasniqi i kthehet sonte skenës së madhe të boksit, në tentimin e ri që shpreson se do ta dërgojë te titulli i botës në boksin profesionist. Krasniqi në Bad Toelz të Gjermanisë do të përballet me rusin Stanislav Kashtanov.
Meçi është i vlefshëm për titullin e Evropës në kategorinë super të mesme. Titulli i Unionit Evropian të Boksit (EBU) është vakant, shkruan sot Koha Ditore.
Në fakt titulli i Evropës i EBU-së është titulli më i vjetër evropian në boksin profesionist dhe për shumë njerëz është edhe titulli i vetëm i vërtetë i kampionit të Evropës në boks. Meçi i Krasniqit pritet të nisë rreth orës 21:45.
Junikasi Krasniqi, që në boksin profesionist njihet me emrin Robin, pret që të fitojë dhe kështu të rrisë gjasat që të sigurojë luftë të re për titull të botës.