Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Madrid, ka kërkuar që Spanja ta njohë Kosovën, kurse prej Bashkimit Evropian, heqjen e “sanksioneve”.
“Spanja ta njoh Kosovën, BE të heq sanksionet! Si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, kam marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në parlamentin e Spanjës në Madrid”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo po ashtu ka theksuar se Kosova dhe qytetarët e saj janë në linjë të drejtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian.
“Në fjalën time drejtuar COSAC, tregova se institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj, janë plotësisht në linjë të drejtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian. Kurse nga institucionet e BE-së si dhe nga shtetet anëtare kërkova që sa më shpejtë të hiqen sanksionet vendosura ndaj Kosovës. Ndërsa në mënyrë të veçantë kërkova nga shteti i Spanjës që ta njoh pavarësinë e Kosovës”, shtoi Krasniqi.
“Pavarësisht pozicionit politik, përpjekjet dhe interesimi për ta bërë më të mirë për vendin do të jenë të pareshtura. Po ashtu gjatë zhvillimit të punimeve të COSAC-ut takova edhe përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-