Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Bashkë diskutuan për aktualitetin politik, mbështetjen për liberalizimin e vizave për kosovarët dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
“Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendim pozitiv për këtë proces. Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.