Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar dje këshilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet dhe ekipin e tij.
Sot, në një postim të tij, lideri i opozitës ka thënë se miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme.
“Miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme. Fuqizimi i vazhdueshëm i tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.