Krasniqi takon përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së, biseduan edhe për kryetarët në veriun e vendit

Prishtinë | 09 Jan 2024 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe ata të Bashkimit Evropian.

Temë e takimit të tyre ka qenë situata e katër komunave veriore dhe kryetarët e tyre.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit”, ka shkruar Krasniqi.

“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”.

Të ngjashme