Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se është e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të jap një sqarim lidhur me çështjen konsumimit të së drejtës së propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Ai ka thënë se ka dilema nëse Kuvendi ka kompetenca për një lëndë të tillë, por sipas tij, një gjë të tillë mund ta bëjë presidenti.
Megjithatë, ai ka propozuar se nëse veç vendoset për ta dërguar një lëndë të tillë në kushtetuese, atëherë këtë duhet të bëjë kryesuesi i seancës.