Krasniqi thotë se edhe sot Dehari si kryesues shkeli Kushtetutën: Ndërpreu seancën pa lejuar zhvillimin e votimit

Prishtinë | 21 Pri 2025 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë të ditur se edhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ra në kundërshtim me obligimet kushtetuese.

Kjo siç thotë meqë ndërpreu seancën në mënyrë arbitrare, pa lejuar zhvillimin e votimit.

”Rendi i ditës i seancës konstituive është i paracaktuar dhe nuk mund të ndryshohet apo të anashkalohet. Kryesuesi i seancës konstituive veproi në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me obligimet kushtetuese duke e ndërprerë seancën pa lejuar zhvillimin e votimit. Votimi i deputetëve nuk mund të paragjykohet mbi bazën e deklarimeve në media. Kjo është përpjekje e qëllimit për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”.

Të ngjashme