Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se “është miratuar kërkesa dhe rekomandimi i Përparim Grudës që të evidentohet saktësisht që të gjithë ministrat dhe kryeministri kanë bërë dorëheqje individualisht”, raporton Ekonomia Online.
Ai bëri me dije se do të ketë zhbllokim të situatës përmes kësaj.
“Na e ka krijuar mundësinë për ta votuar raportin dhe për të bërë betimin. Dorëheqja është evidentuar saktësisht individualisht në procesverbalin”.
“Komisioni është mbledhur prapë pas konfirmimit nga ana e Kuvendit. Ajo që mund t’ju njoftoj është se rekomandimi i deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, është pranuar që të gjithë ministrat dhe kryeministri kanë bërë dorëheqje individualisht”, ka thënë Krasniqi.
