Krasniqi verifikon peshoret në pikat grumbulluese të grurit, para sezonit të korrje-shirjeve

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 10:48 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, kanë bërë  verifikim e peshoreve në pikat grumbullues të grurit në funksion të përgatitjeve të sezonit të korrje-shirjeve, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi tha se ky inspektim është në vazhdën e aktiviteteve për mbrojtje të konsumatorit, por edhe në të mirë të bizneseve në mënyrë që të kenë një siguri për sa i përket cilësisë.

Krasniqi më tutje u shpreh se kanë filluar pikërisht në këtë kohë pasi tani fillon sezoni e korrje-fshirjeve dhe fermerët duhet të ndihen të sigurt për sa i përket të mbjellave të tyre.

Ai tha se edhe ditëve në vazhdim do të ketë inspektime të tilla, raporton EO.

“Inspektorati së bashku me Metrologjisë kanë ndërmarrë që nga java e kaluar një aksion që të vizitojnë të gjithë mullinjtë në Kosovë dhe për të parë nga afër dhe për të siguruar që peshoret janë në nivel të duhur”.

“Ne sot shfrytëzuam kohën që të vijmë dhe të shohim edhe ne se si funksionon se si po shkon puna sepse kjo më shumë është për të siguruar vet bizneset, kompanitë sepse peshorja mund të jetë edhe në minus edhe në plus”.

“Po ashtu për të siguruar edhe konsumatorët që gjithçka është në rregull edhe nëse ka probleme të tilla sigurisht ne e kemi ekipin nga metrologjia të cilat verifikojnë peshoret”.

Kryeshefi i Agjensisë së Metrologjisë Ferki Fejza, falënderoi ministrin për gatishmërinë për tu ndihmuar në mënyrë që të ketë matje sa më të sakta, në mbrojtje të konsumatorëve dhe bizneseve.

“…është praktikë që verifikimet e këtyre peshoreve të bëhen në këtë sezon për shkak se është sezon ku pikat grumbulluese kanë sasi më të madhe të punës”.

“Ne kemi filluar qysh dy javë më herët këto aktivitete tash jemi në fazën kulmore të këtyre aktiviteteve”.

Të ngjashme