Krasniqi: Vjedhja ‘vëllazërore’ e votave tregon krizën e thellë politike e morale të partive

Prishtinë | 17 Jan 2026 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar vjedhjen e votave brenda llojit që po e konfirmon procesi i rinumërimit të votave për kandidatët për deputet.

Këtë fenomen ai e ka quajtur si “vjedhje vëllazërore”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo tregon krizën e thellë politike e morale të atyre partive.

“Vjedhja “vëllazërore” e votave ndërmjet anëtarëve të së njëjtës parti, fshehë krizen e thellë politike e morale të atyre partive. Me sa shihet janë shndërruar në tarafe, grupe interesi, pa ideologji të përbashkët, pa ideale kombëtare. Vetëm ndryshimi rrënjësor i ligjeve për partitë e zgjedhjet mund ta shmang kalbëzimin e mëtejshëm. Formula “një votues një votë” duhet të jetë në themel të ndryshimit. E dyta, organizimi në zona zgjedhore. E treta, heqja e vendeve të garantuara”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme