Krasniqi: VV-ja duhet ta ndërrojë kandidatin, sepse nuk kalon

Prishtinë | 21 Pri 2025 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me Albulena Haxhiun si kandidate për  kryeparlamentare do të dështojë. Sipas tij VV-ja duhet ta ndërrojë kandidatin, sepse nuk kalon, raporton Ekonomia Online.

“Është situatë e paprecedent dhe nuk ka hije një institucioni kaq të rëndësishëm. Koalicioni Vetëvendosje-Guxo- Alternativa ka të drejtën për të propozuar kryeparlamentarin, por jo të imponoj me çdo kusht. Po e vazhdojmë barrën e krijimit të institucioneve. Kandidatja ka dështuar disa herë dhe do të dështojë dhe nuk mund të jetë më e rëndësishme se krijimi i institucioneve. VV-ja duhet ta qes një kandidat tjetër, sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri. Haxhiu nuk do të ketë mbështetjen tonë në asnjë rrethanë “, tha Krasniqi.

Të ngjashme