Kreativ dhe plot ide, fansat e çmendur të RedRain

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 19:34 | Nga

Ka kaluar më shumë se 1 muaj që nga fillimi ilojës më të madhe shpërblyese në vend “Kush o ma içarti”. RedRain çdo ditë po ndihet i fascionuar nga fansat e çartë që i ka rreth vetes, të cilët nuk po lodhen duke dhënë nga vetja idetë e tyre kreative përmes fotove apo videove që po i postojnë.

Tre djem, të cilët me të dëgjuar për lojën e organizuar nga RedRain për konsumatorët, u mblodhën së bashku dhe filluan ta shkruajnë skenarin e videos në detaje, me të cilën do të bëheshin pjesëmarrës në lojë e me këtë rast edhe fitues potencial të lojës.

Nën rrezet e diellit djemtë po ecnin të lodhur nga rruga e largët që e kishin nisur në këmbë. Nën agoninë e ajrit të nxehtë, të këtyre ditëve të verës, çdo njëri nga djemtë po përjetonte ndjenja lodhjeje deri në rrëzim.

Madje të mendosh që përfundon këtu ideja e tyre, je shumë gabim. Djemtë vazhdojnë rrugëtimin e tyre me shpresë edhe pse duke u zvarritur nëpër tokë. Thuajse janë duke e ditur që diçka e mirë po i pret.

Në njërin nga kuadrat e videos paraqitet një kënaqe e RedRain, djemtë me entuziazëm vrapojnë që ta fitojnë kanaqen me RedRain. Sytë ju shkojnë në anën tjetër dhe çfarë të shohin… një RedRain gjigant është vendosur vetëm për ta, në majën e kodrës së tyre të preferuar.

Të lumtur shokët vrapojnë në drejtim të kanaqes gjigante, për të shuar etjen e tyre në këto ditë të nxehta verore, por jo vetëm kaq. Ata e dëshmuan që e meritojnë të emërohen si fansat ma t’qartë të verës.

Nëse edhe ti mendon që kreativiteti dhe ideja gjeniale e këtyre djelmoshave të shkëlqyer duhet të shpërblehet atëherë bëje like në linkun e mëposhtëm.

Por jo vetëm kaq, përkrah edhe tëtjerë pjesëmarrës në lojën “Kush o ma i çarti“.

Link: https://www.facebook.com/drinb.1

 

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme