Kreditë në ndërtimtari rriten me 23.6%

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 10:00 | Nga

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori i ndërtimtarisë ka një rritje të ndjeshme të kreditimit.

Sipas BQK-së deri në nëntor të vitit 2017, kreditë në ndërtimtari janë rritur me 23.6 e nxitur kjo edhe nga investimet në blerjen e banesave.

https://www.facebook.com/kawagroupprishtine/videos/1513700482049240/

“Sektorët me rritjen më të lartë të kreditimit gjatë kësaj periudhe ka qenë sektori i ndërtimtarisë, kreditë për të cilin shënuan rritje vjetore prej 23.6 për qind, pasuar nga rritja e kredive për sektorin e minierave (15.3 për qind) dhe për atë të prodhimtarisë (11.5 për qind). Kjo tregon për rritje të përkrahjes së sektorit bankar ndaj sektorëve me potencial më të lartë për gjenerim të një zhvillimi më të madh ekonomik të vendit”, ka thënë ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, në konferencën e fundit për këtë vit ditë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme