23-vjeçari nga Peja u dërgua në QKUK një ditë pasi ishte lënduar në vendin e punës

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 10:35 | Nga

23-vjeçari, M.B nga Peja i cili vdiq në QKUK nga lëndimet që i kishte marr në vendin e punës ishte dërguar në spital një ditë pas lëndimeve.

“Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më datë 26.08.2018 rreth orës 22:00 nga QKUK –Prishtinë ka pranuar njoftimin se ne repartin intensiv ka ndërruar jetë viktima M.B.(1994) M-K / Shqiptar i cili ishte i hospitalizuar me datë 20.08.2018,pasi që i njëjti duke punuar në ndërtimtari ishte rrezuar dhe kishte marre lëndime te renda trupore me date 19.08 2018 në fshatin Kashicë Komuna Istog”, thuhet në komunikatën e policisë.

Lidhur me këtë është informua prokurori i shtetit i cili urdhëron qe te intervistohen familjaret rreth ndonjë dyshimi të mundshëm ne rast.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. Hetuesit policor kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe trupi ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme