Hyri për të vjedhur në shtëpinë e fqinjit, shkakton zjarr e lëndohet vetë

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar të mërkurën rreth orës 00:10 në fshatin Rushiq të Pejës, pasi që i njëjti dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e fqiut të tij ku ka tentuar të kryejë vjedhje.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari kishte shkaktuar zjarr brenda objektit të shtëpisë, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e fqiut të tij ka depërtuar në brendi, ku ka tentuar të kryej vjedhje dhe ka shkaktuar një zjarr brenda objektit, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme