Krerë institucionesh e familjarë nderojnë veprën e kompozitorit Fahri Beqiri

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 14:49 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës është nderuar vepra e  kompozitorit Fahri Beqiri nga krerë institucionesh dhe familjarë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se kjo është humbje për tërë Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Po na largohen shumë emra eminent, të cilët konsideron njerëz të mëdha, sot po i bëjmë nderimet e fundit, një ndër kompozitorët e parë. Jemi shumë të pikëlluar për këtë humbje e cila nuk është humbje për familjen por për të gjithë Kosovën”.

Po ashtu, nderime kanë bërë edhe anëtarët e PDK-së: Enver Hoxhaj, Abelard Tahiri, Memli Krasniqi, Bekim Haxhiu, Elmi Reçica dhe Eliza Hoxha.

Një ndër kolegët e tij Xhemajli Berisha, ndër koreografët e parë në Ansamblin “Shota”, tha se sot është ditë emocionale duke theksuar që profesor Fahria ka lënë vepra të mëdha.

“Për profesor Fahriun është e vështirë të flitet shkurtë sepse ka qenë një enciklopedi në vete dhe me vlerat që i ka dhënë kulturës shqiptarë do përkujtohet gjatë. Ne bashkë me të kemi pasur shumë rrugë bashkë dhe ato kujtime siç edhe i thashë uroj të takohemi në botën tjetër, ai kishte një personalitet human dhe njerëzor dhe që ka lënë shenjë në periudhën e jetës sa ka jetua, një profesionist i shkëlqyer dhe me punën e tij kreative në ansamblin Shota”, përfundoi ai.

Trupi i të ndjerit do të varroset sot (e martë) në varrezat në Dragodan në kryeqytet.

https://vimeo.com/551925104
https://vimeo.com/551920654
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme