Krerët e Odave Ekonomike të Ballkanit: BE-ja ta ndryshojë qasjen, bashkëpunimi rajonal obligim

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka pritur në takim një delegacion të kryetarëve të Odave të Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Rukiqi tha se takime të tilla kanë qëllim që të nxisin bashkëpunimi rajonal dhe që të nxiten kompanitë që të jenë më konkurruese në tregun ndërkombëtarë

“Është i dedikuar për punësimin e të rinjve që nxit edhe aktivitet inovative që mundëson që kompanitë të jenë edhe më konkurruese në tregun ndërkombëtarë”.  

Branko Azeski, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndryshojë qasje ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Azeski thotë se bashkëpunimi rajonal është obligim, ngase sipas tij, është turp që të vendet e rajonit të ketë bashkëpunim me vendet që i kanë larg 2000 kilometra  e me fqinjët të mosbashkëpunojnë.

“Është turp që të kemi bashkëpunim me një vend që e kemi 2000 km larg e me fqinjët të mos bashkëpunojmë. Do të ju dëgjojmë një mesazh BE-së që të dyshojnë politikën ndaj Ballkanit që deri me tani ka qenë që unë t’i jap paret po t’i duhet me mi kthyer. Kjo do të ndikojnë në dyfishim të bashkëpunimit mes vendeve”.

“Jemi për të diskutuar për çështjet para takimit të radhës që do të mbahet në Poloni, si rrethojë e samitit të Berlinit. Kemi konstatuar disa gjëra, shumë janë bërë nga konstatimet e samit. Ne mund të hyjmë në fazën ë dytë të realizimit konkret të saj që është planifikuar. Ky është komunikimi  i bizneseve në Ballkan, dalja e përbashkët në tregjet ndërkombëtare dhe përmasimi i komunikimit mes tyre”.

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, tha se vetëm përmes integrimit ekonomik vendet e Ballkanit mund të integrohen në BE.

“Integrimi ekonomik që do të na qojë drejtë BE-së dhe për këtë bashkëpunimi ynë është shumë i frytshëm për zhvillim ekonomik të vendeve tona. Nëse punojmë të ndarë nuk mund të integrohemi në BE. Duhet ta dimë se sipërmarrja flet vetëm me një ngjyrë atë të bashkëpunimit ekonomik”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Vlastimir Goluboviq, tha se problematike mbetet një fuqi punëtore e aftë, por që thotë se me realizimin e projekteve të përbashkëta do të tejkalohet edhe kjo.

“Në fillim të këtij vitit kemi hapur zyrën e KIF brenda odës në Mal të Zi. Në një periudhë do të fillojmë edhe me realizimin e një projekti 50 milionë euro që është dedikuar për Ballkanin dhe ka të bëjë me avancimin e arsimit profesional”.

“Jemi duke e ndjerë që problemi është një fuqi punëtore dhe e aftë dhe shpresojmë që me zbatimin e këtyre projekteve do të zgjidhim këto problem. Ndërmarrësit duhet të bashkëpunojmë të vazhdojnë lidhjet ndërsa kërkesa për qeveritë tona është që ta na mundësojnë këtë”.

Marko Cadez, Kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, ka kërkuar që të mos humbet kohë me, por të investohet në të rinjtë në mënyrë që të zhvillohen vendet e rajonit.

“Po shikojmë mundësin e krijimit të një qendre rajonale të inovacionit. Në Londër do të mund të ju tregojmë se këtu mund të tregojnë rezultat. Kur mund të shohim që nuk e kemi kolegët tonë nga Bosnja që kem problem me viza, viza ka qenë e miratuar dhe e lëshuar, por për dikë që merret me biznes kjo është shumë”.

“Pra të ju tregojmë të gjithëve ne duhet të takohemi dhe të besojmë dhe mos të humbi kohë, që të humbin 2-3 gjenerata që mund të zhvilloni vendet tona, pra të mos na shkojë koha duke pritur”.

Sekretari i CIF, Safet Gërxhaliu, tha se duhet të punohet që rinia të mos ik nga Ballkani. Kjo sipas tij, arrihet vetëm përmes bashkëpunimit rajonal.

“Prishtina është sot kryeqytet ekonomik i Ballkanit. dialogu dhe bashkëpunimi rajonal nuk kanë alternativë. agjenda politike është top temë, po zbukurohet e kaluar se sa po ndërtohet e ardhmja”.

“Prania juaj këtu është në mesazh i qartë që dëshmon se e ardhmja na takon neve, regjion dhe integrimi është paalternativë. Të kujdesimi që rinia të mos ik, por të mbetet këtu” .

Të ngjashme