Kreu disa kontrolle mjekësore, Xhevdet Qeriqi merr një shkrim ku thuhet “Pagesën e bëre më 1999”

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Debate të shumta pati së fundi lidhur me veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi së fundi është surprizuar për të mirë nga dikush.

Ai ka treguar se në një klinikë ia kanë hequr të gjitha shpenzimet e analizave dhe kontrolleve mjekësore për shkak të kontributit të tij të dhënë gjatë luftës.

“Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999”, thuhet në faturën që i është lëshuar Qeriqit.

“Pas të gjitha kontrolleve mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura.Përgjigjja e mjekut ishte, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua”, ka shkruar Qeriqi.

Të ngjashme