Kreu i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar në një intervistë për agjensinë e lajmeve AFP, se dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit mund të çojë në vala të mëdha migrimi, shkruan CNN.
Jagan Chapagain, kreu I Federatës Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq tha që shumë njerëz me vështirësi ekonomike janë detyruar të ekspozohen ndaj virusit për të mbijetuar.
“Gjithnjë e më shumë po shohim në shumë vende ndikimin e pandemisë në mënyrën e jetesës dhe situatën ekonomike”, tha ai të mërkurën.
“Ajo çfarë po them është se kam frikë se shumë njerëz pasi të fillohet hapja e kufinjëve do të ndjehen të detyruar të lëvizin dhe të migrojnë në vende evropiane, prandaj duhet të përgaitemi për një migrim të shtuar në muajt dhe vitet e ardhëshme”.
Ai u shpreh I shqetësuar se migracioni I nxitur nga dëshpërimi mund të rezultojë në më shumë tragjedi, siç janë vdekjet në det.
Ai paralajmëroi gjithashtu se pabarazitë në qasjen e kujdesit shëndetësor mund të shkaktojnë migrim të mëtejshëm.