Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Mustafa përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se përveç një plogështie, nuk ka ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.
Ai ka shtuar se anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të infektuar.
“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq
Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditët në vijim do të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM