Në 20 vjetorin e vrasjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton zëdhënësin e lirisë e veprimtarin e LDK-së, Xhemajl Mustafa.
“Sot, bëhen 20 vjet nga vrasja makabre e njërit nga themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, intelektualit dhe shkrimtarit, Xhemajl Mustafa.
Xhemajl Mustafa i takon plejadës së veprimtarve që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për ta jetësuar ëndrrën shekullore për liri, shtet e pavarësi. Ky trinom ishte motivi që e mbajti gjallë punën dhe angazhimin e pashoq të njeriut të urtë e fjalëpak, deri më datën 23 nëntor të vitit 2000, kur u qëllua për vdekje nga njerëz që iu pengonte angazhimi kombëtar i Xhemajl Mustafës.
Pas 20 vitesh, familja e intelektualit dhe e guximtarit, Xhemajl Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës, miqtë dhe bashkëpunëtort e tij, kërkojnë drejtësi dhe vënien e kriminelëve para gjyqit.
Lavdi jetës dhe veprës së, Xhemajl Mustafës!”