Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar ashpër për gjendjen e veteranëve, duke thënë se durimi ka arritur kufijtë.
Ai kërkoi nga qeveria të zbatojë ligjin për pagën minimale dhe paralajmëroi se edhe nëse paga do të ishte 1 mijë euro, ajo nuk do të ishte e mjaftueshme.
Gucati shtoi se veteranët janë nderi i kombit dhe se qeveria duhet të marrë seriozisht përgjegjësinë e saj ndaj tyre.
“Neve na ka ardhur pika në ashtë kemi duruar shumë kemi pritë shumë kjo qeveri për 5 vite nuk ka rregulluar asgjë për veteranët se ne jemi nderi i këtij kombi. Qeveria ti thirr mendjes dhe ta zbatoj ligjin për pagën minimale. Edhe 1000 mijë euro me ja bë pagën veteranëve nuk është e mjaftueshme duke para gjendjen ekonomike, sëmundjet”, ka thënë Gucati për “Front Online”.