Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka arritur i pari në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që është paraparë të nis në orën 14:00, raporton Ekonomia Online.
Në këtë mbledhje po marrin pjesë: Xhavit Haliti, Ismet Beqiri, Zenun Pajaziti, Aida Dërguti, Glauk Konjufca, Pal Lekaj, Slobodan Petroviq dhe Goran Rakiq.
Në këtë mbledhje me grupet parlamentare pritet të bëhen përgatitjet për seancën konstitutive të 3 gushtit.