Një person pasi ka kryer punën e tij si kamerier në një fast-food derisa po kthehej nga puna në shtëpi është sulmuar nga person i maskuar për t’ia marrë paratë e pazarit të ditës.
Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Podujevës në rrugën “Zahir Pajaziti”.
“I dyshuari kishte në kokë një kapelë dhe një shall mbështjell për fytyrë e kishte sulmuar duke e futur në një rrugë të pa ndriçuar dhe kishte arritur t’i grabis para të gatshme të pazarit ditor dhe të largohet në këmbë në drejtim të pa njohur”, njofton Policia e Kosovës.
Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa me rastin është duke u marrë Policia.