Krijimi i çajit me këtë perime mund t’ju ndihmojë të flini më mirë

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Çaji i maruleve është saktësisht si tingëllon: disa gjethe marule të zhytura në ujë të valë. Mund të mos duket si pija më e lezetshme, por fansat në gjithë rrjetet sociale pretendojnë se kjo mund të ndihmojë në nxitjen e gjumit.

Ashtu si shumica e trendeve këto ditë, ideja filloi të bënte xhiron në TikTok. Shumë përdorues që vuajnë nga pagjumësia thanë se çaji funksiononte më mirë se kamomili dhe në thelb e përshkruanin atë si një eliksir magjik të gjumit.

Një studim mbi kafshët në vitin 2017 u përqendrua në marule romain. Studiuesit thanë se kjo ndihmoi për të “mbrojtur nga stresi oksidativ i shkaktuar nga shqetësimi i gjumit” dhe mund të jetë “një burim interesant dhe i vlefshëm i materialit nxitës të gjumit”.

Një studim tjetër nga viti 2019 zbuloi se ekstrakti i maruleve përmirësonte aftësinë e subjekteve të kafshëve për të rënë në gjumë dhe kohëzgjatjen e tyre të gjumit. Mbi vetitë e dobishme antioksidante, studiuesit shtuan se ajo promovoi funksionin e acidit gama aminobutirik. Ky aminoacid luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë nervor dhe shpesh merret në formë shtesë për të lehtësuar ankthin dhe pagjumësinë.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbani në mend të dy studimet ishin të vogla dhe me fokus në kafshë. Por, nuk duhet të ketë dëm në provimin e tij nëse edhe një sasi e vogël e efektit qetësues të maruleve mund të ndikoj mbi ju para gjumit. Vetëm sigurohuni që të lani tërësisht marulen përpara se ta zini.

Duket se nuk ka një recetë të veçantë ose një sasi të rekomanduar të maruleve për t’u përdorur, por shtimi i tre ose katër gjetheve në një filxhan me ujë të vluar duhet të mjaftojë. Disa përdorues të TikTok gjithashtu sugjeruan ta kombinonin atë me çajra të tjerë si mente për të përmirësuar shijen.


Të ngjashme