Virusi SARS-CoV-2 nuk është pandemia më e keqe e mundshme.
Kështu tha në një intervistë për “Bloomberg” Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i kompanisë BioNTech, që krijoi bashkë me Pfizer vaksinën e parë kundër Covid-19, të certifikuar nga Bashkimi Evropian.
“Bota duhet të përgatitet për një pandemi të radhës, Covid-19 nuk është pandemia më e keqe e mundshme.
Pandemitë e ardhshme mund të jenë me pasoja më të rënda”, tha Sahin.
Për këtë arsye, doktori me origjinë turke shpjegon se “objektivi i prodhuesve të ilaçeve dhe qeverive duhet të jetë imunizimi i të gjithë popullsisë brenda 3 muajsh”.