Krijuesja e vaksinës AstraZeneca, Dame Sarah Gilbert, ka thënë se koronavirusi ka shumë mundësi të mos pësojë një mutacion më të rëndë.
Ajo tha se me kohë ky virus do të kthehet në një ftohje të zakonshme.
Këto deklarime Sarah-Gilbert i bëri gjatë një seminari në “Royal Society of Medicine”.
Shkencëtarja theksoi se viruset kanë tendencën të bëhen më pak virulente gjatë kohës që qarkullojnë në popullatë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë arsye që do të ketë një variant më të rëndë të Sars COV-2, shkruan The Times.
Krijuesja e vaksinës AstraZeneca zbuloi se po bën përpjekje për të siguruar fonde për të marrë masa në parandalimin e pandemive të ardhshme dhe tha se duhen investime urgjente për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive në të gjithë botën.
Këto komente ajo i bëri pasi profesori Chris Whitty paralajmëroi një ditë më parë se pothuajse të gjithë fëmijët e pavaksinuar do të infektohen me COVID-19 në një moment në të ardhmen dhe rreth gjysma e të rinjve janë infektuar me virusin.