Krimet Ekonomike arrestojnë tre persona, zbardhen dyshimet ndaj tyre

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Krimet ekonomike të Policisë kanë arrestuar të martën tre persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vjedhje e pyllit.

Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia, tha se në Muqivërcë ka ndaluar dy kamionë të cilët po transportonin masë drusore për ngrohje, dokumentacioni përcjellës i të cilëve kishte rezultuar i dyshimtë.

Sipas njoftimit, “për shkak të dyshimeve për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, prokurori kujdestar ka urdhëruar që nga pylltari përgjegjës, përkohësisht të sekuestrohen dy kamionët me masë drusore, ndërsa nga shitësi i tyre të sekuestrohen vendimet e lejes për prerje të druve, deri në verifikimin e gjendjes faktike”.

“NJHRKEK-Gjilan ka kryer veprime hetimore/operative, dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari RR.G., m/k (1967) me qëllim që vetes ti sjellë përfitime pasurore është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” duke lëshuar dokumente fiktive (fletëpërcjellje) dhe duke ua mundësuar të dyshuarve A.SH. m/k (1969) dhe H.SH., m/k (1963) bartjen e drunjëve me dokumentacion jo të rregullt, ku ndaj këtyre të fundit është iniciuar rasti “Vjedhja e Pyllit””.

“Sot me datën 19.09.2023, tre të dyshuarit janë intervistuar ne prezencën e avokatëve, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, në luftimin e të gjitha dukurive ilegale në vend”, njofton Policia.

Të ngjashme