Krimi që tronditi këtë të martë Roskovecin ishte i paralajmëruar. 61-vjeçari Xhevahir Hoxha kishte pasur shpesh debate dhe zënka në banesë për shkak të bashkëjetueses së djalit të tij.
Sipas të afërmes së autorit të krimit, 61-vjeçari e kishte kërcënuar të birin të mos e merrte për nuse 30-vjeçaren Merushe Hazizi, pasi do i vriste të dy dhe më pas do vriste dhe veten.
“Nuk ishte dakort me djalin, ai thoshte mos e merr atë mos e mbaj në shtëpi se unë nuk e dua nuse kaq. Ne jemi të tanët, burri im e ai vëllezër. I kishte thënë djalit gjithmonë “unë do të vras e ty e atë e do vetëvarem. Edhe ziheshin për shkak të asaj nuses se i mirrnim vesh ne. Ishin në rregull të tërë, punon bënin, ai me zetor ishte sot djali, mbolli bëri, s’dinte gjë e kishte lënë në shtëpi nusen’, tha gruaja ne nje prononcim per mediat.
Ngjarja e rende ndodhi sot në fshatin Vidhishtë, Roskovec.