Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, iu drejtua dje shërbimeve të lirimit me kusht që të ndalojnë për 3 mijë kriminelë seksualë të skeduar që të luajnë lojën “Pokemon Go” për të mbrojtur fëmijët e New Yorkut.
“Loja e zhvilluar nga kompania amerikane “Niantic” dhe e shkarkuar më shumë se 75 milionë herë, është në fakt, shumë e pëlqyer nga publiku i ri dhe mundëson lokalizimin e lojtarëve të tjerë, ky element mund ta shndërrojë në një mjet për predatorët seksualë”, sipas guvernatorit.
“Pra, Andrew Cuomo i ka kërkuar departamentit të burgjeve dhe të lirimit me kusht të ndalojë ‘Pokemon Go’ për personat e dënuar për krime me karakter seksual që kanë shlyer dënimin por vazhdojnë të mbeten të skeduar”, sipas një njoftimi.
Ai i ka kërkuar gjithashtu “Niantic”-ut që të pengojë këta ish-kriminelë seksualë të luajnë me lojën më popullore të momentit.
Loja konsiston në kapjen e disa krijesave virtuale që kamerat e telefonave shfaqin rreth lojtarit.